Blerim Isufaj kërkoi pezullimin e vendimit që e largoi nga drejtimi i Speciales, Administrativja ia refuzon kërkesën

Gjykata Administrative ka refuzuar kërkesën e Blerim Isufajt për pezullimin e vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), me të cilin ai u largua nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale. Me aktvendimin e 6 nëntorit 2026, gjykata e refuzoi në tërësi kërkesën për masë sigurie, ndërsa shqyrtimi i padisë për anulimin e vendimit të KPK-së vazhdon.

Sponsor 3M Express

Isufaj e paditi KPK-në më 30 tetor, pasi Këshilli e largoi nga drejtimi i Prokurorisë Speciale më 2 tetor. Ai kërkoi të vazhdonte ushtrimin e detyrës deri në vendimin e formës së prerë për padinë. Gjithashtu, kërkoi që gjatë kësaj kohe të pezulloheshin efektet e caktimit të Dren Pacës si ushtrues detyre dhe që KPK-ja të mos shpallte konkurs apo të emëronte kryeprokuror të ri.

Sipas Isufajt, mandati i tij katërvjeçar përfundonte në dhjetor të vitit 2027. Ai argumentoi se emërimi i një kryeprokurori të ri me mandat të plotë do ta bënte të pamundur rikthimin e tij në pozitë, nëse gjykata do t’ia aprovonte padinë.

KPK-ja e kundërshtoi kërkesën, duke argumentuar se Isufaj nuk kishte paraqitur prova për një dëm të rëndë dhe të pakthyeshëm. Këshilli theksoi se vendimi për largimin nga pozita drejtuese nuk ia prek statusin e prokurorit.

Gjykata vlerësoi se kohëzgjatja e kufizuar e mandatit, në vetvete, nuk mjaftonte për të dëshmuar një dëm të rëndë dhe të pakthyeshëm. Sipas aktvendimit, Isufaj nuk paraqiti të dhëna konkrete për një konkurs apo emërim të ri, as prova se publikimi i vendimit do t’i shkaktonte pasoja të pakthyeshme në reputacion.

Administrativja konstatoi gjithashtu se kërkesa nuk përmbante argumente konkrete që pezullimi i vendimit nuk do ta cenonte rëndë interesin publik. Për caktimin e masës së sigurisë, të dyja kushtet ligjore duhej të plotësoheshin njëkohësisht.

Isufaj mund ta ankimojë aktvendimin në Gjykatën e Apelit brenda shtatë ditësh nga pranimi i tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Blerim Isufaj kërkoi pezullimin e vendimit që e largoi nga drejtimi i Speciales, Administrativja ia refuzon kërkesën | Momenti