Zemaj-qeveritarëve: 534 mjekë figurojnë të papunë në Kosovë

Zemaj-qeveritarëve: 534 mjekë figurojnë të papunë në Kosovë

Zemaj-qeveritarëve: 534 mjekë figurojnë të papunë në Kosovë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar pushtetin lidhur me pretendimet për rikthimin e mjekëve nga diaspora.

Sponsor 3M Express

Sipas Zemajt, pushtetarët po përdorin retorikë mashtruese, duke mos bërë dot as dallimin elementar mes pajisjes së një mjeku me licencë dhe punësimit të tij të mirëfilltë në sistemin publik shëndetësor.

“Një qeveri që nuk bën dallimin ndërmjet licencimit dhe punësimit të mjekëve në sistemin publik shëndetësor, po përpiqet ta paraqesë një proces administrativ si rezultat të punësimit. Çfarë të themi!!! Praktikantë të përhershëm në premtime, por premtimet nuk janë rezultate.”, ka shkruar ai.

Sipas tij, realiteti është krejt ndryshe.

“534 mjekë figurojnë të papunë në Kosovë. 91 mjekë specialistë janë të papunë. Ndërsa, sa u përket mjekëve të kthyer nga jashtë dhe të punësuar me kontrata të rregullta në institucionet publike shëndetësore gjatë qeverisjes së VV-së, jo 171, por as një numër dyshifror nuk po arrijnë ta dëshmojnë.”, ka thënë ai. 

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Konjufca zotohet se Qeveria do t’i adresojë rekomandimet e opozitës për Raportin e Komisionit Evropian

Konjufca zotohet se Qeveria do t’i adresojë rekomandimet e opozitës për Raportin e Komisionit Evropian

Skandal pas ndeshjes në Iran, arbitri dyshohet për fyerje ndaj familjes së Jasir Asanit – rrezikon masa disiplinore

Skandal pas ndeshjes në Iran, arbitri dyshohet për fyerje ndaj familjes së Jasir Asanit – rrezikon masa disiplinore

Konjufca premton se Qeveria do t’i adresojë rekomandimet e deputetëve për Raportin e KE-së

Konjufca premton se Qeveria do t’i adresojë rekomandimet e deputetëve për Raportin e KE-së

Zemaj-qeveritarëve: 534 mjekë figurojnë të papunë në Kosovë | Momenti