Zelensky: Rusia pretendon se ka marrë gjysmën e Donbasit që ende kontrollohet nga Ukraina

Zelensky: Rusia pretendon se ka marrë gjysmën e Donbasit që ende kontrollohet nga Ukraina

Zelensky: Rusia pretendon se ka marrë gjysmën e Donbasit që ende kontrollohet nga Ukraina

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zbuluar detaje nga bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi, duke bërë të ditur se përfaqësuesit rusë kanë pretenduar se Moska ka marrë nën kontroll edhe gjysmën e Donbasit që aktualisht mbahet nga Ukraina.

Sponsor 3M Express

Gjatë një bisede me gazetarët, Zelensky tha se ishte informuar për këto pretendime pasi kishte marrë raportin e dytë nga ekipi ukrainas që po merrte pjesë në negociatat në Lindjen e Mesme, transmeton Telegrafi.

“Ata më thanë se rusët mendojnë dhe deklarojnë se tashmë e kanë pushtuar gjysmën e Donbasit që ende kontrollohet nga ne. Ekipi ynë u tha: ‘Nuk e dimë se si mund të thoni gjëra të tilla. Kemi pamje filmike, fotografi dhe dëshmi të tjera që tregojnë se këto zona janë nën kontrollin tonë’”, deklaroi Zelensky.

Rusia kontrollon një pjesë të madhe të rajonit të Donbasit, por në të kaluarën ka kërkuar që i gjithë territori t’i dorëzohet në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme paqeje. Kievi e ka kundërshtuar vazhdimisht këtë kërkesë.

Zelensky e cilësoi këtë mospërputhje të pretendimeve si një nga problemet kryesore në negociata, duke shtuar se presidenti rus, Vladimir Putin, “jeton në një realitet tjetër”.

Ai tha se edhe vetë mund të pretendonte se Ukraina ka pushtuar të gjithë territorin e Rusisë, por një deklaratë e tillë nuk do të ishte e vërtetë.

Sipas Zelenskyt, pala amerikane i ka konfirmuar pretendimet e delegacionit ukrainas lidhur me kontrollin e këtyre territoreve.

Për presidentin ukrainas, këto mospajtime tregojnë se bisedimet në Abu Dhabi nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur çështjet kryesore të luftës. Ai vlerësoi se përparimi kërkon zhvillimin e negociatave të drejtpërdrejta mes liderëve.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”

Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”

Rama kritikon mbylljen e Muzeut dhe Teatrit për pesë vjet: Tash po propozohet edhe Opera

Rama kritikon mbylljen e Muzeut dhe Teatrit për pesë vjet: Tash po propozohet edhe Opera

Skandali i spiunazhit – Nvidia humb 430 miliardë dollarë nga vlera e tregut

Skandali i spiunazhit – Nvidia humb 430 miliardë dollarë nga vlera e tregut