Ismaili e kreu i BERZH-it për Evropën Juglindore diskutojnë reformat financiare

Ismaili e kreu i BERZH-it për Evropën Juglindore diskutojnë reformat financiare

Ismaili e kreu i BERZH-it për Evropën Juglindore diskutojnë reformat financiare

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, priti në takim Grzegorz Zielinski, Drejtor Menaxhues për Evropën Juglindore i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili shoqërohej nga Drejtor i BERZH-it për Kosovën Sergiy Maslichenko. Në takim u diskutuan reformat kryesore në sektorin financiar të Kosovës dhe bashkëpunimi ndërmjet BQK-së dhe BERZH-it në zbatimin e tyre.

Vëmendje e veçantë iu kushtua asistencës teknike të BERZH-it për hartimin e rregulloreve që rrjedhin nga Ligji për Bankat dhe zbatimin e kornizës për rimëkëmbjen dhe përmbylljen e bankave. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për projektin e mbështetur nga BERZH-i për përafrimin e mëtejshëm të kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse bankare me standardet e Bashkimit Evropian, në funksion të integrimit financiar evropian të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Në kuadër të bashkëpunimit për zgjerimin e qasjes në financa, u vlerësua nisma “WE Finance Code”, të cilën BQK-ja e koordinon në nivel vendi me mbështetjen e BERZH-it për të përmirësuar qasjen në financa për gratë ndërmarrëse. U diskutua gjithashtu për mbështetjen e BERZH-it për nismat mjedisore, përfshirë financimin e gjelbër, si dhe për forcimin e kapaciteteve profesionale të BQK-së në fusha të specializuara, ndër to tregjet e kapitalit.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mbështetjen e BERZH-it për projektet në sektorin financiar dhe ato publike infrastrukturore në Kosovë dhe kontributin e këtyre projekteve në zhvillimin ekonomik të vendit.

Guvernatori Ismaili e falënderoi z. Zielinski për mbështetjen e vazhdueshme të BERZH-it ndaj Kosovës dhe vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer të BQK-së me Zyrën e BERZH-it në Kosovë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

SINJALI 24 | Pesë të arrestuar për pengmarrje, dy të plagosur nga kallashnikovi dhe gjashtë raste të dhunës në familje – çfarë ndodhi në 24 orët e fundit?

SINJALI 24 | Pesë të arrestuar për pengmarrje, dy të plagosur nga kallashnikovi dhe gjashtë raste të dhunës në familje – çfarë ndodhi në 24 orët e fundit?

Pesë shtetas turq arrestohen në Prizren, dyshohet se sulmuan me thikë një person dhe e mbajtën 12 orë në një objekt

Pesë shtetas turq arrestohen në Prizren, dyshohet se sulmuan me thikë një person dhe e mbajtën 12 orë në një objekt

Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”

Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”