Në fshatin Negroc të Drenasit është përuruar sot lapidari kushtuar ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe njërit prej figurave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqit, si dhe simboli me tri shkronjat e UÇK-së.

Ceremonia është mbajtur në hyrje të fshatit Negroc.
Gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, ka raportuar nga vendi i ngjarjes, duke i bërë të ditura detajet:
“Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci mbajti fjalim… Të pranishëm janë fëmijët e z.Krasniqi, janë vajzat dhe djali… Këtu i pranishëm është Fatmir Limaj… ka edhe familjarë të tjerë, miq, dashamirë, shokë të luftës, veteranë, organizata të dala nga lufta…” – tha mes tjerash gazetarja.





