Zbulohen vazot për Euro 2028,  shmanget përballja mes Kosovës dhe Shqipërisë

Zbulohen vazot për Euro 2028,  shmanget përballja mes Kosovës dhe Shqipërisë

Zbulohen vazot për Euro 2028,  shmanget përballja mes Kosovës dhe Shqipërisë

Me përfundimin e fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, janë përcaktuar edhe vazot për shortin e kualifikimeve të Kampionatit Evropian “Euro 2028”, ku Kosova dhe Shqipëria do të jenë pjesë e së njëjtës vazo.

Sponsor 3M Express

Të dyja kombëtaret janë pozicionuar në Vazon e tretë, çka nënkupton se “Dardanët” dhe “Kuqezinjtë” nuk mund të përballen mes vete në fazën kualifikuese të këtij kampionati.

Shorti do të hidhet më 6 dhjetor në Belfast të Irlandës së Veriut. Në të do të marrin pjesë 54 kombëtare, të cilat do të ndahen në 12 grupe: gjashtë grupe me nga katër ekipe (A–F) dhe gjashtë të tjera me nga pesë ekipe (G–L).

Përveç pamundësisë për t’u përballur me Shqipërinë, Kosova do të ketë edhe kufizime të tjera në short. Sipas rregullave të UEFA-s për arsye politike, përfaqësuesja kosovare nuk mund të vendoset në të njëjtin grup me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, të cilat janë pjesë e Vazës së dytë.

Kufizime të tilla vlejnë edhe për çiftet Spanjë–Gjibraltar, Armeni–Azerbajxhan dhe Ukrainë–Bjellorusi.

Sa i përket kualifikimit, 12 fituesit e grupeve dhe tetë ekipet më të mira që përfundojnë në vendin e dytë do të sigurojnë pjesëmarrjen direkte në “Euro 2028”. Biletat e mbetura do të përcaktohen përmes ndeshjeve të “play-off”-it, të cilat zhvillohen në mars të vitit 2028.

Ndarja e plotë e vazove për shortin e Euro 2028:

Vazoja 1: Anglia, Portugalia, Franca, Gjermania, Spanja, Belgjika, Holanda, Norvegjia, Greqia, Italia, Danimarka, Kroacia.

Vazoja 2: Uellsi, Serbia, Turqia, Çekia, Zvicra, Suedia, Austria, Irlanda e Veriut, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Hungaria, Republika e Irlandës.

Vazoja 3: Ukraina, Skocia, Kosova, Polonia, Izraeli, Rumania, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Islanda, Sllovakia.

Vazoja 4: Estonia, Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qiproja, Finlanda, Moldavia, Armenia, Bullgaria, Kazakistani, Luksemburgu, Letonia, San Marino.

Vazoja 5: Malta, Azerbajxhani, Lituania, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni.

Ndeshjet e para kualifikuese për grupet me pesë kombëtare do të zhvillohen në mars të vitit 2027, ndërsa ato për grupet me katër ekipe do të luhen nga shtatori deri në nëntor të po atij viti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Zbulohen vazot për Euro 2028,  shmanget përballja mes Kosovës dhe Shqipërisë | Momenti