Ylli mposht bindshëm Bashkimin dhe regjistron fitoren e pestë në Superligë

Ylli mposht bindshëm Bashkimin dhe regjistron fitoren e pestë në Superligë

Ylli mposht bindshëm Bashkimin dhe regjistron fitoren e pestë në Superligë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë ndaj Bashkimit të Prizrenit, duke e mposhtur me rezultat 105:86 në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Sponsor 3M Express

Takimi u zhvillua të dielën mbrëma në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, ku vendasit e morën kontrollin e lojës që nga fillimi.

Ylli e fitoi çerekun e parë me rezultat 25:18, ndërsa vazhdoi me ritëm të mirë edhe në dhjetëminutëshin e dytë. Kështu, skuadra suharekase shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi prej 13 pikësh, 53:40.

Bashkimi u përpoq të rikthehej në lojë gjatë çerekut të tretë dhe arriti ta ulte diferencën në 12 pikë, 73:61. Megjithatë, vendasit nuk lejuan që fitorja t’u rrezikohej dhe në çerekun e fundit e konfirmuan dominimin, deri në rezultatin përfundimtar 105:86.

Më i dalluari te Golden Eagle Ylli ishte Davontrey Thomas, i cili regjistroi 25 pikë, dhjetë kërcime dhe pesë asistime. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Connor Withers me 22 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime.

Te Bashkimi, Divine Myles ishte më efikasi me 23 pikë, katër kërcime dhe një asistim.

Për Yllin kjo ishte fitorja e pestë në tetë ndeshje të zhvilluara këtë sezon, krahas tri humbjeve. Në anën tjetër, Bashkimi pësoi humbjen e dytë, ndërsa deri më tani ka regjistruar edhe gjashtë fitore. /Telegrafi/

Lexo edhe

Raportohet se një ushtar i FSK-së u plagos gjatë ushtrimeve, rasti u mbajt i fshehtë

Raportohet se një ushtar i FSK-së u plagos gjatë ushtrimeve, rasti u mbajt i fshehtë

Blerta Rugova vjen me librin e saj të parë “RUGOVIZMI – Revolucioni i qetë që fillon brenda nesh”

Blerta Rugova vjen me librin e saj të parë “RUGOVIZMI – Revolucioni i qetë që fillon brenda nesh”

Fisnik Asllani shënon golin e parë këtë edicion në Bundesligë

Fisnik Asllani shënon golin e parë këtë edicion në Bundesligë