Tre persona raportohet se janë arrestuar mbrëmjen e sotme brenda një autobusi të Trafikut Urban në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati”, ku, sipas informacioneve fillestare, Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar tre persona.
Ende nuk dihen rrethanat që çuan deri te ndërhyrja policore, si dhe arsyet e arrestimit të tyre.
Po ashtu, nuk ka informacione nëse ngjarja lidhet me ndonjë incident të ndodhur brenda autobusit apo me ndonjë rast tjetër.
Gazeta Sinjali po ndjek zhvillimet lidhur me këtë rast dhe do të raportojë për informacione të reja sapo ato të konfirmohen.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
[/GazetaSinjali/]
Burimi: Sinjali




