Pretendimet për një incident me armë zjarri gjatë ushtrimeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku dyshohet se është plagosur një ushtar, kanë ngritur pikëpyetje për një ngjarje që raportohet se ka ndodhur disa ditë më parë.

Në media është raportuar për një incident të mundshëm gjatë një ushtrimi ushtarak, ku dyshohet se një pjesëtar i FSK-së është plagosur nga arma e zjarrit. Po ashtu, është ngritur pretendimi se rasti është mbajtur i fshehtë.
Sipas informacioneve të raportuara, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë ushtrimeve të pjesëtarëve të FSK-së.
Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, lidhur me këto pretendime, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga ai.
Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar për plagosjen e ndonjë pjesëtari të FSK-së me armë zjarri gjatë ushtrimeve.
Burimi: Insajderi




