Milani dhe Juventusi kanë shfaqur interesim për sulmuesin e Manchester United, Benjamin Sesko, duke monitoruar nga afër situatën e tij te klubi anglez.

Sipas gazetarit Alessandro Jacobone, të dy klubet italiane kanë kontaktuar përfaqësuesit e futbollistit slloven për të shqyrtuar mundësinë e një transferimi, kushtet financiare dhe strukturën e mundshme të marrëveshjes.
Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur negociata konkrete.
Një largim i mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit konsiderohet pak i mundshëm, ndërsa vera e ardhshme shihet si periudha më reale për një lëvizje të tillë.
Edhe burime pranë Sesko thuhet se po e minimizojnë mundësinë e largimit të tij të parakohshëm nga “Old Trafford”.
Manchester Unitedi e transferoi sulmuesin nga Leipzigu për rreth 80 milionë euro. Sezonin e kaluar, 21-vjeçari realizoi 11 gola në 30 paraqitje në Ligën Premier, katër prej të cilëve pasi ishte inkuadruar nga banka rezervë.
Sidoqoftë, këtë sezon ai ka arritur të shënojë vetëm një gol në katër ndeshje kampionale, çka ka bërë që e ardhmja e tij në Manchester të jetë në qendër të vëmendjes./Telegrafi/





