Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Java e 14-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll nis të premten me një përballje, ndërsa dy ndeshje zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera të dielën.

Sponsor 3M Express

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve të xhiros së 14-të në Albi Mall Superligë, e cila do të zhvillohet nga 20 deri më 22 nëntor.

Kjo xhiro nis të premten, më 20 nëntor, me duelin ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 17:00.

Të shtunën janë në program dy ndeshje. Llapi e pret Vushtrrinë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, nga ora 13:00, ndërsa në të njëjtën kohë Malisheva përballet me Dukagjinin në stadiumin “Liman Gegaj”.

Dy ndeshjet e fundit të kësaj jave zhvillohen të dielën. Ballkani e pret Gjilanin në stadiumin e qytetit në Suharekë, nga ora 13:00, kurse Drita dhe Feronikeli ’74 përballen në stadiumin me bar artificial në Gjilan, nga ora 15:00. /Telegrafi/

Lexo edhe

PDK-ja dakordohet me Kurtin: Javën e ardhshme të vazhdojmë iniciativën ligjore për Specialen

PDK-ja dakordohet me Kurtin: Javën e ardhshme të vazhdojmë iniciativën ligjore për Specialen

Shqipëria hap rrugën ligjore për mishin e prodhuar në laborator, tregtimi mund të nisë pas vitit 2028

Shqipëria hap rrugën ligjore për mishin e prodhuar në laborator, tregtimi mund të nisë pas vitit 2028

Rrahmani e pyet Kurtin për Kodin Civil dhe fertilizimin, kryeministri: S’ka qeveri që ka bërë më shumë për familjen

Rrahmani e pyet Kurtin për Kodin Civil dhe fertilizimin, kryeministri: S’ka qeveri që ka bërë më shumë për familjen