Ylli i Juventusit iu përgjigjet zërave për Man Utd: Nuk kam ndërmend të largohem

Ylli i Juventusit iu përgjigjet zërave për Man Utd: Nuk kam ndërmend të largohem

Ylli i Juventusit iu përgjigjet zërave për Man Utd: Nuk kam ndërmend të largohem

Weston McKennie ka mohuar kategorikisht mundësinë e largimit nga Juventusi, duke hedhur poshtë raportimet që e lidhin me një transferim të mundshëm te Manchester Unitedi, ku trajner i ri është emëruar Mauricio Pochettino.

Sponsor 3M Express

Mesfushori amerikan është përmendur së fundmi si një prej futbollistëve që trajneri argjentinas do të dëshironte ta transferonte në “Old Trafford” gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pochettino, i cili më parë ka qenë përzgjedhës i Përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka nisur të mërkurën zyrtarisht punën si trajner i Manchester Unitedit.

Pas emërimit të tij, mediat kanë raportuar për mundësinë e afrimit të disa futbollistëve amerikanë, përfshirë McKennien dhe Christian Pulisic të Milanit.

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, McKennie ishte një prej emrave në listën e dëshirave të Pochettinos për përforcimin e skuadrës angleze në janar.

Megjithatë, 27-vjeçari ka reaguar duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij, duke konfirmuar se është i lumtur në Torino dhe nuk e ka në plan të largohet nga Juventusi.

“Dua ta bëj të qartë se nuk kam ndërmend të largohem nga Juventusi. Jam i lumtur aty ku jam. Pikërisht për këtë arsye nënshkrova kontratë të re me Juventusin dhe mezi pres të vazhdoj këtu”, ka deklaruar McKennie, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Amerikani ka fituar gjithnjë e më shumë rëndësi në skuadrën e Juventusit gjatë sezoneve të fundit, falë edhe aftësisë për të luajtur në disa pozita të ndryshme në fushë.

Ai është gjithashtu futbollisti me më së shumti paraqitje zyrtare në përbërjen aktuale të “Bianconerëve”, me gjithsej 241 ndeshje. McKennie kishte nënshkruar vazhdimin e kontratës me klubin italian në muajin mars, duke konfirmuar atëherë vazhdimësinë e bashkëpunimit mes palëve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Pas Gulerit, Real Madridi blindon edhe një yll të ekipit me kontratë afatgjatë

Pas Gulerit, Real Madridi blindon edhe një yll të ekipit me kontratë afatgjatë

Tajvani raporton për dy aeroplanë ushtarakë rusë pranë ishullit, hera e dytë brenda javës

Tajvani raporton për dy aeroplanë ushtarakë rusë pranë ishullit, hera e dytë brenda javës

Kurti për ligjin e ri për Specialen: Nuk mjafton qëllimi i mirë, duhet të dalim fitimtarë

Kurti për ligjin e ri për Specialen: Nuk mjafton qëllimi i mirë, duhet të dalim fitimtarë