Yamal vendos një rekord të frikshëm në Evropë, a do të jetë Atletico Madridi viktima e radhës?

Yamal vendos një rekord të frikshëm në Evropë, a do të jetë Atletico Madridi viktima e radhës?

Yamal vendos një rekord të frikshëm në Evropë, a do të jetë Atletico Madridi viktima e radhës?

Kur Barcelona të udhëtojë këtë të diel në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ për t’u përballur me Atletico Madridin, vëmendja do të jetë e përqendruar te një lojtar i vetëm.

Sponsor 3M Express

Jo te Raphinha, por te një djalosh ende pa i mbushur 20 vjet, i cili është shndërruar në një nga lojtarët më të vështirë për t’u ndalur në Evropë. Bëhet fjalë për Lamine Yamal, i cili këtë sezon duket se ka një mision të qartë: askush nuk krijon më shumë gola se ai.

Përballja me Atletico Madridin është ndër më të rëndësishmet e sezonit. Skuadra e Diego Simeones është një nga pretendentët kryesorë për titullin, ndërsa në këtë ndeshje është në lojë edhe kreu i tabelës.

Barcelona kryeson kampionatin me dy pikë më shumë se Atletico Madridi dhe e di se fitorja apo barazimi do ta mbante në vendin e parë. Në rast humbjeje, katalunasit do të zbresin në pozitën e dytë, ndërsa Real Madridi do të ketë mundësinë të barazojë me pikë.

Në këtë sfidë, Lamine Yamal mund të bëjë diferencën. Së bashku me Raphinhan, ai është shndërruar në një nga armët kryesore të sulmit të Barcelonës dhe ka shkëlqyer që nga fillimi i sezonit. Statistikat e tij flasin vetë.

Anësori ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar 11 asistime në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Kjo do të thotë se ka kontribuar drejtpërdrejt në 24 gola të skuadrës, më shumë se një të tretën e realizimeve të saj, sipas statistikave të publikuara nga Marca.

Asnjë futbollist tjetër në Evropë nuk i afrohet këtyre shifrave. Ndjekësi më i afërt është bashkëlojtari i tij, Raphinha, me gjithsej 22 gola dhe asistime. Ndërsa në mesin e emrave të njohur të futbollit evropian, pas tyre renditet Kylian Mbappe me 19 kontribute në gola, i ndjekur nga Harry Kane me 16 dhe Erling Haaland me 14.

Yamal shkon në Wanda Metropolitano me synimin për ta vazhduar serinë e tij pozitive, pasi ka shënuar pesë gola në pesë ndeshjet e fundit, me një mesatare prej një goli për ndeshje./Telegrafi/

Lexo edhe

Përplasje mes Behares dhe Akilit, në debat përfshihet edhe Fuego

Përplasje mes Behares dhe Akilit, në debat përfshihet edhe Fuego

Valdeti ndihet fajtor pas situatës së krijuar në shtëpi, i kërkon falje Jonës

Valdeti ndihet fajtor pas situatës së krijuar në shtëpi, i kërkon falje Jonës

Jona në gjendje të vështirë emocionale, nuk arrin t’i ndalë lotët (VIDEO)

Jona në gjendje të vështirë emocionale, nuk arrin t’i ndalë lotët (VIDEO)