Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, Policia nis hetimet

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, Policia nis hetimet

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, Policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, rreth orës 20:00. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sponsor 3M Express

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Pllana.

Ai ka bërë të ditur se Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Pllana.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Jona në gjendje të vështirë emocionale, nuk arrin t’i ndalë lotët (VIDEO)

Jona në gjendje të vështirë emocionale, nuk arrin t’i ndalë lotët (VIDEO)

BE paralajmëron se viti 2026 me gjasë do të jetë i dyti më i nxehtë në histori

BE paralajmëron se viti 2026 me gjasë do të jetë i dyti më i nxehtë në histori

Më shumë se një ndryshim emri: Trump e vendos “Super Inteligjencën” në qendër të strategjisë amerikane

Më shumë se një ndryshim emri: Trump e vendos “Super Inteligjencën” në qendër të strategjisë amerikane