Xherdan Shaqiri flet sërish për shqiponjën ndaj Serbisë: Ka pasur provokime para dhe gjatë ndeshjes

Xherdan Shaqiri flet sërish për shqiponjën ndaj Serbisë: Ka pasur provokime para dhe gjatë ndeshjes

Xherdan Shaqiri flet sërish për shqiponjën ndaj Serbisë: Ka pasur provokime para dhe gjatë ndeshjes

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka folur sërish për gjestin e shqiponjës që bëri së bashku me Granit Xhakën dhe Stephan Lichtsteinerin gjatë ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë në Kampionatin Botëror të vitit 2018.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për “RSI Sport”, Shaqiri ka kujtuar atmosferën që e kishte shoqëruar atë përballje, duke treguar se kishte pasur provokime të shumta para dhe gjatë ndeshjes. Ai e cilësoi gjestin si një reagim emocional, ndërsa theksoi se në atë moment për të kishte rëndësi vetëm fitorja në aspektin sportiv.

“Besoj se mediat kanë shkruar shumë. Ka pasur provokime para dhe gjatë ndeshjes. Në fund, për mua ishte e rëndësishme të fitoja në aspektin sportiv, jo politik, edhe pse më pas gjithçka mori një dimension politik”, u shpreh Shaqiri.

Futbollisti shqiptar tha se kjo ngjarje u shoqërua me shumë emocione dhe se, sipas tij, mediat i dhanë një vëmendje të tepruar çështjes.

Shaqiri foli edhe për reagimin e tifozëve zviceranë, duke thënë se një pjesë e tyre nuk e kishin kuptuar historinë dhe arsyet që qëndronin pas gjestit të tij, Xhakës dhe Lichtsteinerit.

“Shumë zviceranë nuk e kuptuan dhe nuk e njihnin historinë që qëndronte pas këtij veprimi, arsyen pse unë, Graniti dhe Stephani e bëmë atë gjest. Besoj se kishte shumë emocione të përfshira. Mendoj se sot ky veprim nuk do të konsiderohej aq i rëndë”, deklaroi ai.

Gjestin e shqiponjës, Shaqiri dhe Xhaka e kishin bërë gjatë ndeshjes kundër Serbisë në Kampionatin Botëror të vitit 2018, që u zhvillua në Rusi. Veprimi i tyre kishte shkaktuar reagime të shumta, duke u shndërruar në një nga momentet më të komentuara të atij Botërori, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe politik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Xherdan Shaqiri flet sërish për shqiponjën ndaj Serbisë: Ka pasur provokime para dhe gjatë ndeshjes | Momenti