Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje sa i përket ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, të dy partitë politike janë pajtuar që të ketë një iniciativë të re ligjore.
Ligji aktual konsiderohet si bazë, por sipas burimeve, ai do të zgjerohet me kontributet e ekspertëve dhe konsultave që pritet të behën me akterë ndërkombëtarë dhe me të gjithë të tjerët. /Klankosova.tv





