VV e Prishtinës dorëzon materiale kundër Përparim Ramës në Prokurorinë Speciale

VV e Prishtinës dorëzon materiale kundër Përparim Ramës në Prokurorinë Speciale

VV e Prishtinës dorëzon materiale kundër Përparim Ramës në Prokurorinë Speciale

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale materiale dhe një denoncim lidhur me dy kontrata për ndriçimin publik në kryeqytet, për të cilat pretendon se mund të jenë shkaktuar dëme në buxhetin e Komunës.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i asamblistëve të VV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, i cili ka thënë se dyshimet lidhen me dallimet në çmime për pozicione dhe punë të njëjta.

Sipas tij, kontrata e parë është nënshkruar në korrik të vitit 2024, ndërsa e dyta në prill të vitit 2025.

Sveçla ka pretenduar se ndryshimet në çmimet e pozicioneve të njëjta kanë ngritur dyshime për keqpërdorime të mundshme, andaj materialet dhe të gjeturat e VV-së janë dorëzuar te Prokuroria Speciale.

“Jemi të bindur se ka prova dhe fakte që bëhet fjalë për një kontratë abuzive, ku është dëmtuar buxheti i Komunës së Prishtinës”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka kërkuar që Prokuroria ta trajtojë rastin dhe ta zbardhë deri në fund, duke shtuar se, nëse vërtetohen pretendimet e ngritura, personat përgjegjës duhet të japin llogari.

Deri më tani, bëhet fjalë për dyshime të paraqitura nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa mbetet në kompetencë të Prokurorisë Speciale të vlerësojë materialet e dorëzuara dhe të vendosë për veprimet e mëtejshme hetimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar Gjykatës

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar Gjykatës

PDK dhe LDK akuzon për shkelje dhe keqpërdorime në Autoritetin e Konkurrencës

PDK dhe LDK akuzon për shkelje dhe keqpërdorime në Autoritetin e Konkurrencës

Nevzati kundërshton mbylljen e ambulantës në Kishnapole: Banorët detyrohen të udhëtojnë 12 kilometra për shërbime shëndetësore

Nevzati kundërshton mbylljen e ambulantës në Kishnapole: Banorët detyrohen të udhëtojnë 12 kilometra për shërbime shëndetësore