Presidentja Shiroka-Pula dhe kryeparlamentarja Haxhiu vaksinohen kundër gripit sezonal

Presidentja Shiroka-Pula dhe kryeparlamentarja Haxhiu vaksinohen kundër gripit sezonal

Presidentja Shiroka-Pula dhe kryeparlamentarja Haxhiu vaksinohen kundër gripit sezonal

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka njoftuar se së bashku me presidenten Justina Shiroka-Pula dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, janë vaksinuar kundër gripit sezonal.

Sponsor 3M Express

Vaksinimi është realizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes nga gripi sezonal, veçanërisht me rënien e temperaturave.

Ajo ka rikujtuar se pasojat e gripit mund të jenë më të rënda për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, transmeton Klankosova.tv.

Haxhiu gjithashtu ka falënderuar personelin shëndetësor për punën e përditshme dhe shërbimin ndaj qytetarëve, duke theksuar se kujdesi për shëndetin është përgjegjësi e përbashkët.

Lexo edhe

Ekskluzive | Aksioni ndërkombëtar kundër shpëlarjes së parave në Kosovë, arrestohen së paku tre persona – sekuestrohen vetura dhe pajisje kompjuterike

Ekskluzive | Aksioni ndërkombëtar kundër shpëlarjes së parave në Kosovë, arrestohen së paku tre persona – sekuestrohen vetura dhe pajisje kompjuterike

Sazan Ibrahimi: Komunat marrin pjesë më të vogël të buxhetit të shtetit në vitin 2027

Sazan Ibrahimi: Komunat marrin pjesë më të vogël të buxhetit të shtetit në vitin 2027

Europol zbulon skemën e mashtrimeve online, bastisje edhe në Kosovë – shtatë të arrestuar

Europol zbulon skemën e mashtrimeve online, bastisje edhe në Kosovë – shtatë të arrestuar

Presidentja Shiroka-Pula dhe kryeparlamentarja Haxhiu vaksinohen kundër gripit sezonal | Momenti