Vritet një person në Suharekë, arratiset i dyshuari

Vritet një person në Suharekë, arratiset i dyshuari

Vritet një person në Suharekë, arratiset i dyshuari

Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot në Suharekë.

Sponsor 3M Express

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësir i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi cili bëri të ditur se ngjarja është raportuar rreth orës 12:20.

Sipas tij, një person ende i paidentifikuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Më datën 18.11.2026, rreth orës 12:20, është raportuar se në qytetin e Suharekës, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi mashkull. Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia po ndërmerr veprime për identifikimin dhe arrestimin e tij.

“I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të tij. Njëkohësisht, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar Bytyqi.

Ende nuk dihen motivet e të shtënave, ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Arrestohet 60-vjeçari i dyshuar për vrasjen në Suharekë

Arrestohet 60-vjeçari i dyshuar për vrasjen në Suharekë

Vdes personi që u plagos në Suharekë

Vdes personi që u plagos në Suharekë

Real Madridi merr vendimin për Arda Gulerin, turku vazhdon kontratën deri në vitin 2032

Real Madridi merr vendimin për Arda Gulerin, turku vazhdon kontratën deri në vitin 2032