Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në një lokal mbrëmjen e sotme në Orihuela Costa të Spanjës,. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se ai u qëllua për vdekje me armë zjarri. Autori i dyshuar vrau të riun shqiptar në tarracën e një lokali, dhe u largua nga vendngjarja me monopatinë elektrike.

Viktima ishte ulur në tarracën e një lokali brenda kompleksit, kur një person iu afrua dhe e qëlloi disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas atentatit, autori u largua me monopatinë elektrike, raporton A2.
Qendra e Informacionit dhe Koordinimit të Emergjencave (CICU) ka mobilizuar menjëherë një njësi të Shërbimit të Ndihmës Mjekësore Emergjente (SAMU) drejt Playa Flamenca.
Megjithatë, me të mbërritur, ekipi mjekësor i SAMU-së mundi vetëm të konfirmonte vdekjen e 39-vjeçarit në vendin e krimit.
Pas vrasjes, Garda Civile ka nisur një hetim për ngjarjen.





