Haradinaj për vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë: Është miratuar në heshtje

Haradinaj për vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë: Është miratuar në heshtje

Haradinaj për vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë: Është miratuar në heshtje

Daut Haradinaj nga Aleanca ka deklaruar se vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë nuk mund të jetë realizuar pa dijeninë dhe përcjelljen e institucioneve të sigurisë.

Duke komentuar qëndrimin e tyre në Kosovë më 8 dhe 9 nëntor, Haradinaj ka thënë në Debat Plus se institucionet e sigurisë kanë pasur informacione për hyrjen, lëvizjet dhe itinerarin e tyre, ndonëse Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka deklaruar se nuk ka pranuar kërkesë për vizitë zyrtare dhe nuk ka lëshuar miratim.

Sponsor 3M Express

“Pjesë e Serbisë”, Lista Studentore serbe viziton Kosoven – MPJD: S’janë ende zyrtarë

Sipas Haradinajt, vizita është miratuar në heshtje dhe është përcjellë nga mekanizmat e sigurisë. Ai ka vënë në pikëpyetje edhe mundësinë që përfaqësuesit e Listës Studentore të kenë lëvizur lirshëm nëpër Kosovë, ndërkohë që kanë bërë deklarata kundër pavarësisë së saj.

“Kushdo që punon në institucione të sigurisë e di që kanë pasur informata, e di që kanë pasur komunikim, leje të qarkullimit, e di ku kanë pasur të shkojnë, sa do të rrinë dhe kur kanë pasur me dalë.

Është miratuar në heshtje kjo vizitë. Edhe ka po ashtu monitorim të sigurisë. Ku kishin guxuar këta me shku në Deçan me aq komoditet, në një vend nacionalist, aq fortë të lumtur, me i bë tre gishta e me bë thirrje ‘Kosova është zemra e Serbisë’ e ‘ne nuk do ta lëshojmë Kosovën kurrë’. Nuk janë këto të rastësishme”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka kritikuar mënyrën se si institucionet e Kosovës e kanë trajtuar vizitën, duke thënë se është e papranueshme që përfaqësuesit e një liste politike, të cilët shprehin publikisht qëndrime kundër njohjes së Kosovës, të cilësohen vetëm si qytetarë të zakonshëm.

“Nëse ne aq shtet i dobët qenkemi, që ata zotëri që kanë fituar para dy javësh në Beograd vijnë e sorollaten nëpër Kosovë, e ne iu thojmë qytetarë të zakonshëm, e ata thonë kurrë nuk do ta njohim Kosovën, atëherë mendoj s’di çfarë shteti paskemi”, ka thënë Haradinaj.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në një përgjigje për Dukagjinin, ka bërë të ditur se nuk ka pranuar kërkesë për vizitë zyrtare nga përfaqësuesit e Listës Studentore dhe se nuk ka lëshuar miratim për një vizitë të tillë.

Sipas MPJD-së, meqë ata ende nuk mbajnë funksione zyrtare në institucionet shtetërore të Serbisë, hyrja dhe qëndrimi i tyre në Kosovë janë realizuar si qytetarë të zakonshëm, në bazë të procedurave të përgjithshme për shtetasit e Serbisë.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Ferizaj pëson humbje nga Brno në `Challenge Cup`

Ferizaj pëson humbje nga Brno në `Challenge Cup`

Deri në 373 mijë franga në vit: Këto janë profesionet me pagat më të larta në Zvicër në vitin 2027

Deri në 373 mijë franga në vit: Këto janë profesionet me pagat më të larta në Zvicër në vitin 2027

Pse kroatët po e shohin këtë vit si më të dobëtin në histori të ekipit kombëtar?

Pse kroatët po e shohin këtë vit si më të dobëtin në histori të ekipit kombëtar?