“Dardanët” janë mposhtur 3:0 të martën mbrëma në Barletta të Italisë, në ndeshjen e tretë të raundit kryesor të kualifikimeve.
Italia e ka krijuar epërsinë prej dy golash që në pjesën e parë. Gabriel Motta e ka shënuar golin e parë, ndërsa Antonio Molaro ka realizuar për 2:0. Në pjesën e dytë, Maurizio Silvestri e ka vulosur fitoren e vendasve.

Kosova kishte pësuar humbje edhe në ndeshjen e parë ndaj Italisë, të zhvilluar të premten e kaluar në Prishtinë, me rezultatin 4:3.
Pas kësaj humbjeje, Italia prin në grup me nëntë pikë, ndërsa Kosova renditet e dyta me tri pikë. Gjeorgjia është në vendin e fundit pa pikë.
Kosova, e udhëhequr nga përzgjedhësi Agon Ramadani, tashmë do të luftojë për ta ruajtur pozitën e dytë në grup. Ndeshjen e fundit ndaj Gjeorgjisë do ta zhvillojë më 24 shkurt.
Në raundin elitar kualifikohen drejtpërdrejt fituesit e dymbëdhjetë grupeve dhe katër përfaqësueset më të mira që përfundojnë në vendin e dytë. Tetë skuadrat e tjera të vendeve të dyta do të luajnë në plejof, ku vetëm katër prej tyre do të sigurojnë kalimin tutje.
Kosova e kishte fituar grupin e saj në raundin preliminar, ku kishte garuar së bashku me Malin e Zi, Austrinë dhe Gjibraltarin. Në raundin kryesor, deri më tani ka arritur të fitojë vetëm ndaj Gjeorgjisë.
Burimi: RTKLive




