Vrasja e 27-vjeçarit dhe foshnjës në Gjilan, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Vrasja e 27-vjeçarit dhe foshnjës në Gjilan, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Vrasja e 27-vjeçarit dhe foshnjës në Gjilan, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim ndaj B.D., i dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës 3-muajshe.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Prokurorisë, viktimat janë A.D., 27 vjeç, dhe D.D., foshnjë 3 muajshe, ndërsa i dyshuari B.D. është babai i viktimës A.D.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, njofton opinionin publik se me datën 02.11.2026, rreth orës 9:00 të mëngjesit nga Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar Prokurori i Shtetit, se në fshatin Demiraj, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast Vrasje e rëndë, ku viktimë janë A.D (27 vjeq) dhe D. D. (foshnje 3 muajsh), ku i dyshuari B.D, babai i viktimës A.D është ndaluar për 48 orë”.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet relevante Policore, si dhe Prokurori i Shtetit, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të zbardhjes së rastit.

“Brenda afateve ligjore, konform Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria Themelore në Gjilan, sot, me datë 02 nëntor 2026 ka paraqitur Kërkesën për caktimin e masës së Paraburgimit, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda ndaj të pandehurit me inicialet B.D, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë, nga neni 173 i Kodit Penal të Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë dhe do të ndërmerre të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të ndriçimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lexo edhe

Murati: Krijohet kod i veçantë buxhetor për Lojërat Mesdhetare 2030

Murati: Krijohet kod i veçantë buxhetor për Lojërat Mesdhetare 2030

Trump thotë se do të shqyrtonte faljen paraprake të bashkëpunëtorëve të tij në rast se përballen me hetime

Trump thotë se do të shqyrtonte faljen paraprake të bashkëpunëtorëve të tij në rast se përballen me hetime

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë