Kapen tre personat e kërkuar në Podujevë, dërgohen në qeli

Kapen tre personat e kërkuar në Podujevë, dërgohen në qeli

Kapen tre personat e kërkuar në Podujevë, dërgohen në qeli

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur që t’i arrestojë tre persona në Podujevë që ishin në kërkim dhe që ishin të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të forcave të rendit, i arrestuari A. F., 38 vjeç, ishte i kërkuar për veprat penale ‘Grabitje dhe vjedhje grabitqare në tentativë’, për të cilat ishte dënuar me 4 vite burgim.

Ndërkaq, i arrestuari tjetër, A. F., 42 vjeç, ishte në kërkim për veprën penale ‘Grabitje’, për të cilën ishte dënuar me 2 vite burgim.

Po ashtu, është arrestuar edhe L. J., 27 vjeç, i cili ishte në kërkim për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimet e gjykatës.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Publikohet lista e 26 të nominuarve për formacionin ideal botëror të FIFPRO-s

Publikohet lista e 26 të nominuarve për formacionin ideal botëror të FIFPRO-s

Dita e gjashtë e protestave në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

Dita e gjashtë e protestave në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

Vrasja e Arlinda Zekajt, kërkohet dorëheqja e Sveçlës dhe Gërvallës: Nuk mund të ketë standarde të dyfishta

Vrasja e Arlinda Zekajt, kërkohet dorëheqja e Sveçlës dhe Gërvallës: Nuk mund të ketë standarde të dyfishta