Vjen reagimi i parë nga të afërmit e Behares pas largimit të saj të papritur nga BBVK 5

Vjen reagimi i parë nga të afërmit e Behares pas largimit të saj të papritur nga BBVK 5

Vjen reagimi i parë nga të afërmit e Behares pas largimit të saj të papritur nga BBVK 5

Largimi i papritur i Behares nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 5”, mbrëmjen e kaluar rreth mesnatës, ka ngjallur kureshtje dhe ka lënë shumë pikëpyetje lidhur me arsyet që çuan në këtë vendim.

Sponsor 3M Express

Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë sqarim zyrtar për atë që ka ndodhur, ndërsa në rrjetet sociale kanë qarkulluar spekulime se largimi i saj mund të jetë shkaktuar nga ndonjë çështje familjare apo një urgjencë e papritur. Megjithatë, asnjëra prej këtyre pretendimeve nuk është konfirmuar.

Pas disa orësh heshtjeje, në profilin zyrtar të Behares është shpërndarë një mesazh emocional, i publikuar fillimisht nga një faqe fansash.

“Je më e mira në botë, përgjithmonë ki me më pas në krahun tënd”, thuhet në mesazhin drejtuar saj.

Ajo që tërhoqi veçanërisht vëmendjen ishte edhe mbishkrimi që shoqëronte publikimin: “Krejt çka mundemi me ju thonë për momentin është që Beharja ju don shumë!!!”.

Foto: Miss Behare/Instagram

Ky është reagimi i parë indirekt nga profili i saj që prej largimit nga shtëpia, përmes të cilit përcillet një mesazh falënderimi dhe afërsie ndaj mbështetësve të saj.

Megjithatë, mesazhi nuk jep asnjë detaj për arsyet e largimit, duke lënë ende të hapur pyetjen se çfarë ka ndodhur realisht me Beharen. /Telegrafi/

Lexo edhe

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare

Mbappé dhe Zidane në përplasje për rolin në sulmin e Francës

Mbappé dhe Zidane në përplasje për rolin në sulmin e Francës