Ait-Nouri drejt Juventusit, Spalletti e kërkon në janar nga Manchester City

Ait-Nouri drejt Juventusit, Spalletti e kërkon në janar nga Manchester City

Ait-Nouri drejt Juventusit, Spalletti e kërkon në janar nga Manchester City

Juventusi po përgatit një lëvizje për merkaton e janarit dhe në krye të listës së dëshirave është Rayan Ait-Nouri i Manchester Cityt.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, mbrojtësi i majtë algjerian është objektivi kryesor i bardhezinjve për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes. Ait-Nouri nuk po gjen hapësirat e dëshiruara në skuadrën e Enzo Marescas, me shumë pak minuta në dispozicion gjatë këtij sezoni.

Juventusi synon ta transferojë 25-vjeçarin në formë huazimi në afatin kalimtar të janarit, me mundësi blerjeje në fund të sezonit. Luciano Spalletti e sheh atë si një përforcim të rëndësishëm, i cili do t’i jepte më shumë alternativa në krahun e majtë dhe do t’i lejonte Andrea Cambiasos të kishte më shumë konkurrencë.

Megjithatë, realizimi i marrëveshjes mund të varet edhe nga largimi i Juan Cabalit. Në listën e alternativave të Juventusit për këtë pozitë janë edhe Nicolas Tagliafico dhe Maxi Araujo.

Lexo edhe

Arrestimi i dy personave për fabrikën e kërpudhave: Vjen reagimi i Valon Llukës

Arrestimi i dy personave për fabrikën e kërpudhave: Vjen reagimi i Valon Llukës

Fetoshi: Dialogu nuk është në agjendën e afërt, BE-ja do të fokusohet te formimi i qeverisë në Serbi

Fetoshi: Dialogu nuk është në agjendën e afërt, BE-ja do të fokusohet te formimi i qeverisë në Serbi

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Ait-Nouri drejt Juventusit, Spalletti e kërkon në janar nga Manchester City | Momenti