Si u zbuluan 42 kallashnikovë dhe një pushkë tjetër në një automjet me targa të huaja

Si u zbuluan 42 kallashnikovë dhe një pushkë tjetër në një automjet me targa të huaja

Si u zbuluan 42 kallashnikovë dhe një pushkë tjetër në një automjet me targa të huaja

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme armësh gjatë kontrollit të një automjeti të tipit VW Caddy, me targa të huaja.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Doganës, zbulimi është bërë përmes pajisjeve skanuese, të cilat kanë identifikuar një ngarkesë të fshehur me armë dhe municion.

Gjatë kontrollit janë zbuluar gjithsej 42 pushkë automatike të tipit AK-47 (Kallashnikov), një pushkë e tipit Walther, e kalibrit 12 mm, si dhe 41 karikatorë për armët AK-47.

Dogana ka bërë të ditur se pas identifikimit të ngarkesës, rasti është trajtuar në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente të drejtësisë, në përputhje me procedurat ligjore.

Në njoftim, Dogana ka vlerësuar se zbulimi është rezultat i profesionalizmit të zyrtarëve doganorë dhe përdorimit të pajisjeve moderne të kontrollit dhe detektimit.

Institucioni ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadës amerikane në Kosovë, duke theksuar se kjo mbështetje ka ndihmuar në fuqizimin e kapaciteteve teknologjike dhe operative, përfshirë pajisjet skanuese që kontribuuan në zbulimin e armëve.

Dogana e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për luftimin e kontrabandës, trafikimit të armëve dhe narkotikëve, si dhe formave të tjera të veprimtarisë së kundërligjshme.

Lexo edhe

Arrestimi i dy personave për fabrikën e kërpudhave: Vjen reagimi i Valon Llukës

Arrestimi i dy personave për fabrikën e kërpudhave: Vjen reagimi i Valon Llukës

Fetoshi: Dialogu nuk është në agjendën e afërt, BE-ja do të fokusohet te formimi i qeverisë në Serbi

Fetoshi: Dialogu nuk është në agjendën e afërt, BE-ja do të fokusohet te formimi i qeverisë në Serbi

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren