Vitia për rastin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës: Këto raste nuk do të tolerohen

Vitia për rastin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës: Këto raste nuk do të tolerohen

Vitia për rastin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës: Këto raste nuk do të tolerohen

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur lidhur me rastin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, i cili është ndaluar nën dyshimet për dhunë në familje dhe kanosje.

Sponsor 3M Express

Vitia ka bërë të ditur se për rastin është informuar gjatë rrugës për në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe se ka kontaktuar anëtarët e Bordit të ShSKUK-së për të kërkuar ndërmarrjen e masave të nevojshme.

“Rrugës për në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm mora lajmin dhe dëgjova me anëtarët nga bordi i SHSKUK-së që të merren të gjitha masat, të jenë në kontakt me organet përgjegjëse dhe, nëse vërtetohet, të merren të gjitha masat për të cilat ata më thanë se janë duke i bërë”, deklaroi Vitia për Klan Kosova.

Ai theksoi se raste të tilla nuk do të tolerohen nga asnjë punonjës shëndetësor.

“Këto janë raste të cilat nuk do të tolerohen në asnjë mënyrë nga asnjë punëtor shëndetësor. Në koordinim me organet përgjegjëse do të merren masat meritore”, u shpreh ministri Vitia./Klankosova.tv

Lexo edhe

Protesta në Prishtinë, protestuesit ndezin zjarre për t’u ngrohur

Protesta në Prishtinë, protestuesit ndezin zjarre për t’u ngrohur

Ahmet Haliti kujton kohën kur ishte pjesë e Hysit dhe emocionet e titullit kampion

Ahmet Haliti kujton kohën kur ishte pjesë e Hysit dhe emocionet e titullit kampion

Të lindurit në këta 4 muaj janë të pamundur për t’u kuptuar: Sa herë mendoni se i njihni, ju befasojnë

Të lindurit në këta 4 muaj janë të pamundur për t’u kuptuar: Sa herë mendoni se i njihni, ju befasojnë

Vitia për rastin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës: Këto raste nuk do të tolerohen | Momenti