Vitia nënshkruan vendimin për 313 vende të reja për shkollim specialistik

Vitia nënshkruan vendimin për 313 vende të reja për shkollim specialistik

Vitia nënshkruan vendimin për 313 vende të reja për shkollim specialistik

Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka theksuar se ky është konkursi i katërt për specializim që hapet në më pak se katër vjet.

Sipas tij, prioritet në këtë konkurs u është dhënë lëmive deficitare dhe nevojave të institucioneve shëndetësore rajonale. Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë do të financojë edhe 20 vende për Mjekësinë Familjare.

Sponsor 3M Express

“Risi e këtij konkursi është poentimi përmes sistemit digjital. Kandidatët do t’i plotësojnë të dhënat në formë elektronike dhe sistemi do t’i përllogarisë pikët sipas kritereve të konkursit. Pas verifikimit nga Bordi, secili kandidat do të ketë qasje në pikët e veta”, ka bërë të ditur Vitia

Po ashtu, ministri ka paralajmëruar se së shpejti do të shpallet edhe një konkurs i ri për shkollim specialistik, i cili do t’u dedikohet nevojave të institucioneve shëndetësore private.

Sipas tij, ky proces synon të krijojë më shumë mundësi për mjekët dhe të rrisë transparencën në përzgjedhjen e kandidatëve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Trump shqyrton mundësinë e një sulmi të ri ndaj Iranit, merr informacione nga ushtria amerikane

Trump shqyrton mundësinë e një sulmi të ri ndaj Iranit, merr informacione nga ushtria amerikane

Kushtetuesja konstaton shkelje të së drejtës në rastin e një kontesti me AKP-në

Kushtetuesja konstaton shkelje të së drejtës në rastin e një kontesti me AKP-në

Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave

Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave