Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:20 në fshatin Raushiq të Pejës, ku një person ka mbetur i lënduar.

Lidhur me rastin, për Gazetën Sinjali ka folur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.
Ai ka bërë të ditur se ngasësi i një automjeti ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është vetëaksidentuar.
Si pasojë, përveç dëmeve materiale, shoferi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Elezaj ka njoftuar se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





