Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca dëgjimore lidhur me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të arrestuar në kuadër të aksionit policor, gjatë të cilit janë sekuestruar pasuri në vlerë mbi një milion euro.

Sipas informacioneve të raportuara, të dyshuarit janë Zekrija Alidema, Petrit Bahtiri dhe Arbnor Gjureci.
Të njëjtit dyshohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Mashtrimi” dhe “Shpëlarja e parave”.
Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre, ndërsa pritet që Gjykata të marrë vendim pas dëgjimit të palëve.
Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, aksioni është zhvilluar më 25 nëntor 2026, në katër lokacione në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë, me përfshirjen e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, Njësisë Speciale FIT dhe AKI-së.
Gjatë operacionit janë sekuestruar:
- 19 vetura;
- 1 motoçikletë;
- 6 telefona;
- 5 kompjuterë;
- 6 USB;
- 4,095 euro para të gatshme;
- 11.28 gramë substancë e dyshuar narkotike;
- Dokumente relevante për hetimet.
Sipas hetimeve të deritanishme, tre të arrestuarit dyshohet se kanë mashtruar kryesisht shtetas të huaj, duke i nxitur të investojnë para përmes platformave të rreme të investimeve. Policia e Kosovës
Gazeta Sinjali do të raportojë për vendimin e Gjykatës lidhur me kërkesën për paraburgim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





