Veron për Pazin: Në këtë moshë, vetëm Messi dhe Maradona bënin gjëra të tilla

Veron për Pazin: Në këtë moshë, vetëm Messi dhe Maradona bënin gjëra të tilla

Veron për Pazin: Në këtë moshë, vetëm Messi dhe Maradona bënin gjëra të tilla

Talenti i Comos po vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij, ndërsa legjenda e futbollit argjentinas, Juan Sebastian Veron, ka bërë një krahasim të veçantë, duke e vendosur atë në një nivel me Lionel Messin dhe Diego Maradonën kur ishin në të njëjtën moshë.

Paz shkëlqeu në fitoren 7:0 të Argjentinës ndaj Kosta Rikës në një ndeshje miqësore më 17 nëntor, duke realizuar dy gola, përpara se të zëvendësohej në pushimin mes pjesëve nga përzgjedhësi Lionel Scaloni.

Sponsor 3M Express

Veron nuk i kurseu vlerësimet për 22-vjeçarin, duke theksuar se ai ka potencialin për t’u shndërruar në një prej figurave kryesore të futbollit botëror.

“Nico Paz është një talent i jashtëzakonshëm. E ardhmja i përket atij, nëse vazhdon të sillet si profesionist, ashtu siç po bën deri më tani. Në moshën 22-vjeçare, vetëm Messin dhe njëfarë Diego Maradonën i kam parë të bëjnë gjëra të tilla. Nuk dua të them se do të arrijë nivelin e tyre, sepse kjo do të nënkuptonte të bëhej një kampion absolut dhe simbol i një epoke, ashtu siç ishin Diego dhe Leo, secili në mënyrën e vet. Por Nico i ka cilësitë për ta provuar dhe shpresoj t’ia dalë”, ka deklaruar Veron.

Ish-futbollisti argjentinas vlerësoi gjithashtu aftësitë e Pazit për të udhëhequr lojën, duke theksuar inteligjencën e tij taktike dhe mënyrën se si e organizon aksionin.

“Nico është lider për mënyrën se si lëviz, si i shfrytëzon hapësirat në fushë dhe si i drejton aksionet. Ai e di kur duhet ta përshpejtojë apo ngadalësojë lojën dhe zgjedh nëse duhet të sulmojë nga krahu i djathtë, i majti apo përmes qendrës. Ai është pika kyçe e lojës”, përfundoi Veron.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Pas Gulerit, Real Madridi blindon edhe një yll të ekipit me kontratë afatgjatë

Pas Gulerit, Real Madridi blindon edhe një yll të ekipit me kontratë afatgjatë

Tajvani raporton për dy aeroplanë ushtarakë rusë pranë ishullit, hera e dytë brenda javës

Tajvani raporton për dy aeroplanë ushtarakë rusë pranë ishullit, hera e dytë brenda javës

Kurti për ligjin e ri për Specialen: Nuk mjafton qëllimi i mirë, duhet të dalim fitimtarë

Kurti për ligjin e ri për Specialen: Nuk mjafton qëllimi i mirë, duhet të dalim fitimtarë