Gjykata Speciale në Hagë ka marrë dje vendimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkëakuzuarve të tij për veprën penale të pengimit të administrimit të drejtësisë.

Vendimi ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në Kosovë.
Lidhur me këtë çështje, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova ka folur edhe Bardh Ahmeti nga Partia Socialdemokrate, i cili deklaroi se vendimi nuk ishte befasi e madhe.
“Dorën në zemër, nuk pati ndonjë befasi të madhe. Askush nuk u befasua fort, pasi pritshmëritë kanë qenë që, pas vendimit të parë dhe dënimit të rëndë ndaj krerëve të UÇK-së, edhe ky vendim do të ishte në disfavor të tyre”, u shpreh Ahmeti.
Ai theksoi gjithashtu se, sipas tij, qytetarët e kanë humbur besueshmërinë ndaj Gjykatës Speciale.
Për më shumë detaje, ndiqni linkun e mëposhtëm:





