Vendimi i Inspektoratit të Arsimit nuk e ndali kopshtin “DUA” në Fushë Kosovë: aktivitetet me fëmijët vazhduan edhe pas vendimit

Vendimi i Inspektoratit të Arsimit nuk e ndali kopshtin “DUA” në Fushë Kosovë: aktivitetet me fëmijët vazhduan edhe pas vendimit

Vendimi i Inspektoratit të Arsimit nuk e ndali kopshtin “DUA” në Fushë Kosovë: aktivitetet me fëmijët vazhduan edhe pas vendimit

Më 15 tetor 2025, Inspektorati i Arsimit urdhëroi ndërprerjen e menjëhershme të veprimtarisë së Qendrës Edukative “DUA” në Fushë Kosovë, pasi konstatoi se institucioni po punonte pa licencë. Por publikimet e vetë qendrës në rrjetet sociale dokumentojnë aktivitete me fëmijët edhe në nëntor, dhjetor janar dhe shkurtë. Licenca e re figuron e lëshuar më 11 shkurt 2026. Dokumentet dhe dëshmitë e mbledhura ngrenë pyetje për zbatimin e vendimit dhe mbikëqyrjen institucionale.

Sponsor 3M Express

Një institucion parashkollor privat vazhdoi të prezantojë aktivitete me fëmijë në rrjetet sociale edhe pasi Inspektorati i Arsimit kishte urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të veprimtarisë së tij.

Bëhet fjalë për Qendrën Edukative “DUA” në Fushë Kosovë. Më 15 tetor 2025, Inspektorati i Arsimit, në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), nxori vendimin Ref. 10, Nr. 648, përmes të cilit urdhëroi ndalimin e menjëhershëm të punës së institucionit për shkak të mungesës së licencës së vlefshme.

Vendimi ishte i qartë: qendra nuk duhej të zhvillonte asnjë veprimtari edukativo-arsimore deri në pajisjen me licencë të re.

Megjithatë, publikimet në faqen zyrtare të qendrës në Facebook tregojnë se aktivitetet me fëmijët u prezantuan edhe gjatë katër muajve pas nxjerrjes së vendimit.

Kjo mospërfillje ndaj Vendimit të Inspektoriatit është në qendër të çështjes që kërkon sqarim nga Inspektorati i Arsimit.

Qendra kishte ushtruar veprimtari pa licencë

Sipas vendimit të Inspektoratit, kontrolli në Qendrën Edukative “DUA” ishte realizuar më 16 shtator 2025.

Inspektorët kishin konstatuar se licenca e mëparshme e institucionit, e lëshuar me vendimin Nr. 1/1166 më 13 qershor 2024, kishte vlefshmëri njëvjeçare. Rrjedhimisht, nga 14 qershori 2025, qendra nuk kishte më licencë të vlefshme për ushtrimin e veprimtarisë.

Në këtë dokument thuhet se gjatë inspektimit ishin të pranishme drejtoresha Njomza Bajrami dhe menaxherja Leonora Th. Hoti.

Sipas vendimit të Inspektoratit, licenca e mëparshme e Qendrës Edukative “DUA”, e lëshuar më 13 qershor 2024, kishte vlefshmëri njëvjeçare. Rrjedhimisht, nga 14 qershori 2025, institucioni kishte vazhduar të figurojë pa licencë të vlefshme për ushtrimin e veprimtarisë.

Kjo gjendje ishte konstatuar nga Inspektorati i Arsimit gjatë kontrollit të realizuar më 16 shtator 2025.

Për këtë arsye, më 15 tetor 2025, Inspektorati ka nxjerrë vendimin për ndërprerjen e menjëhershme të punës.

Në dispozitivin e vendimit thuhet:

“Menjëherë të ndërprejë ushtrimin e veprimtarisë të cilën e ushtron pa licencë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).”

Vendimi përcaktonte gjithashtu se institucioni nuk mund të ushtronte asnjë veprimtari edukativo-arsimore deri në pajisjen me rilicencë.

Një element tjetër me rëndësi është se ankesa ndaj vendimit nuk e pezullonte ekzekutimin e tij. Kjo nënkuptonte se urdhri duhej të zbatohej edhe në rast se institucioni vendoste ta kundërshtonte atë.

Pavarësisht vendimit të Inspektoratit, qendra vazhdoi punën deri në shkurt 2026

Licenca e mëparshme e Qendrës Edukative “DUA”, e lëshuar më 13 qershor 2024, kishte vlefshmëri njëvjeçare. Kjo do të thotë se nga 14 qershori 2025, institucioni nuk kishte më licencë të vlefshme për ushtrimin e veprimtarisë.

Më 16 shtator 2025, Inspektorati i Arsimit realizoi inspektimin në këtë qendër, ku konstatoi se institucioni po funksiononte pa licencë.

Pas këtij konstatimi, më 15 tetor 2025, Inspektorati nxori vendimin Ref. 10, Nr. 648, përmes të cilit urdhëroi ndërprerjen e menjëhershme të veprimtarisë. Vendimi përcaktonte shprehimisht se qendra nuk duhej të ushtronte asnjë aktivitet edukativo-arsimor deri në pajisjen me licencë të vlefshme.

Megjithatë, hulumtimet e Gazetës Sinjali tregojnë se ky urdhër nuk e ndali aktivitetin e qendrës.

Publikimet e vazhdueshme në faqen e vetë institucionit në Facebook, gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor 2025, si dhe janar e thuajese gjysmën e shkurtit 2026, tregojnë se qendra ka vazhduar të prezantojë aktivitete me fëmijët edhe gjatë kohës kur vendimi i Inspektoratit ishte në fuqi.

Vazhdimi i aktivitetit gjatë kësaj periudhe është konfirmuar edhe nga prindër që kanë dërguar fëmijët e tyre në këtë institucion.

Sipas listës zyrtare të institucioneve parashkollore të licencuara, të publikuar nga MASHTI, Qendra Edukative “DUA” është pajisur me licencë të re më 11 shkurt 2026.

Pra, nga skadimi i licencës më 14 qershor 2025 deri në pajisjen me licencë të re më 11 shkurt 2026, institucioni ka kaluar gati tetë muaj pa licencë të vlefshme. Ndërsa nga vendimi i Inspektoratit për ndërprerjen e menjëhershme të punës, më 15 tetor 2025, deri në licencimin e ri kanë kaluar gati katër muaj.

Kjo periudhë ngre dy çështje që kërkojnë sqarim: vazhdimin e veprimtarisë nga ana e qendrës, pavarësisht ndalimit zyrtar, dhe mënyrën se si Inspektorati i Arsimit ka mbikëqyrur zbatimin e vendimit të vet.

Gazeta Sinjali ka kërkuar sqarime për moszbatimin e vendimit

Lidhur me këto gjetje, Gazeta Sinjali i është drejtuar Inspektoratit të Arsimit edhe, duke kërkuar sqarime se si ka qenë e mundur që Qendra Edukative “DUA” të vazhdojë veprimtarinë pa licencë dhe në kundërshtim me vendimin e Inspektoratit të 15 tetorit 2025, me të cilin ishte urdhëruar ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit.

Gazeta Sinjali ka kërkuar nga Inspektorati të sqarojë nëse ka ndërmarrë masa konkrete për zbatimin e vendimit dhe si është siguruar që urdhri për ndalimin e veprimtarisë të respektohej. Po ashtu, është kërkuar të sqarohet përse nuk është siguruar mbyllja e veprimtarisë së qendrës, nëse ajo ka vazhduar të pranojë dhe të mbajë fëmijë edhe pas nxjerrjes së vendimit.

Inspektorati nuk ka sqaruar nëse e ka kërkuar zbatimin e vendimit

Përveç përgjegjësisë së Qendrës Edukative “DUA” për vazhdimin e mundshëm të veprimtarisë në kundërshtim me vendimin, mbetet për t’u sqaruar edhe roli i Inspektoratit të Arsimit.

Gazeta Sinjali i ka kërkuar këtij institucioni të deklarohet nëse, pas nxjerrjes së vendimit të 15 tetorit 2025, kishte kërkuar zbatimin e tij, nëse kishte ndërmarrë veprime për të siguruar ndërprerjen e veprimtarisë së qendrës dhe nëse kishte realizuar inspektime të tjera për të verifikuar respektimin e urdhrit.

Megjithatë, deri në publikimin e këtij artikulli, nga Inspektorati nuk kemi marrë përgjigje dhe nuk jemi njoftuar për ndonjë veprim konkret të ndërmarrë për sigurimin e zbatimit të vendimit.

Kjo lë të hapur një tjetër çështje me rëndësi: nëse qendra ka vazhduar punën pavarësisht urdhrit për ndërprerje, a ka ushtruar Inspektorati përgjegjësinë e tij për të siguruar zbatimin e vendimit?

A është realizuar ndonjë kontroll pas 15 tetorit 2025? A është verifikuar nëse fëmijët kanë vazhduar të frekuentojnë qendrën? Dhe, nëse është konstatuar moszbatimi i vendimit, a janë ndërmarrë masa ndaj subjektit dhe personave përgjegjës?

Gazeta Sinjali ka kërkuar gjithashtu qëndrimin e Qendrës Edukative “DUA” lidhur me vazhdimin e veprimtarisë pas vendimit të Inspektoratit dhe periudhën gjatë së cilës institucioni nuk kishte licencë të vlefshme.

Deri në publikimin e këtij artikulli, nuk kemi pranuar përgjigje nga palët. Në rast të pranimit të tyre, qëndrimet do të publikohen për të garantuar informimin e drejtë dhe të balancuar.

Në fund, ky rast nuk ngre vetëm pikëpyetje për një institucion privat që dyshohet se ka vazhduar punën pa licencë dhe në kundërshtim me një vendim zyrtar. Ai kërkon edhe përgjigje për mënyrën se si institucionet publike i mbikëqyrin dhe i zbatojnë vendimet që vetë i nxjerrin, dhe, për më shumë fletë sigurin dhe cilësin qe ju ofrohet femijëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Como në frikë, aksidentohet portieri Sanchez

Como në frikë, aksidentohet portieri Sanchez

Deklaratat për Asociacionin, Kastrati: Rashiqi është goja e Albin Kurtit (VIDEO)

Deklaratat për Asociacionin, Kastrati: Rashiqi është goja e Albin Kurtit (VIDEO)

Atmosferë e zjarrtë te “Dardanët”, Milot Avdyli optimist para përballjes me Izraelin

Atmosferë e zjarrtë te “Dardanët”, Milot Avdyli optimist para përballjes me Izraelin