Vdekja tragjike e Miguelit, portieri i Andorrës po e përjeton rëndë ngjarjen

Vdekja tragjike e Miguelit, portieri i Andorrës po e përjeton rëndë ngjarjen

Vdekja tragjike e Miguelit, portieri i Andorrës po e përjeton rëndë ngjarjen

Futbollisti 30-vjeçar ndërroi jetë pasi pësoi arrest kardiorespirator gjatë ndeshjes së zhvilluar të hënën kundër Andorrës. Ai ishte përplasur rëndë me portierin kundërshtar, i cili kishte dalë nga porta për të ndërhyrë në aksion.

Pas incidentit, De Miguel u dërgua me urgjencë në spital, por gjendja e tij u përkeqësua gjatë mëngjesit të së martës. Klubi i Tenerife konfirmoi fillimisht përkeqësimin e gjendjes shëndetësore dhe më pas njoftoi lajmin tragjik për vdekjen e tij.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të radios “Cope”, portieri Owono ishte thellësisht i tronditur nga ajo që kishte ndodhur dhe kishte ndjekur me shqetësim gjendjen e futbollistit të lindur në Madrid.

Mediumi spanjoll raportoi se në klubin e Andorrës ekziston shqetësim edhe për gjendjen psikologjike të portierit nga Guinea Ekuatoriale, i cili po e përjeton rëndë ngjarjen.

“Disa lojtarë kanë thënë se kjo është gjëja më e vështirë që kanë përjetuar ndonjëherë në një fushë futbolli”, u raportua në emisionin “El Partidazo” të radios “Cope”.

Sipas të njëjtit burim, Andorra ka theksuar se ndërhyrja e portierit nuk ishte e qëllimshme dhe se ai nuk kishte synuar ta lëndonte kundërshtarin.

Owono është përballur edhe me reagime të rënda nga tifozët në stadiumin “Heliodoro”, ku, sipas raportimit, janë dëgjuar thirrje fyese ndaj tij.

Pas ngjarjes, portieri thuhet se e ka mbyllur edhe llogarinë e tij në Instagram.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Vlora Hyseni refuzon të marrë pjesë në seancë

Vlora Hyseni refuzon të marrë pjesë në seancë

Jetoi për 13 vite në arkivol, 51-vjeçari rrëfen jetën e pazakontë

Jetoi për 13 vite në arkivol, 51-vjeçari rrëfen jetën e pazakontë

Konsullata e Kosovës në Cyrih mirëpret sipërmarrësen shqiptare Fatlume Sadiku, diskutohet për inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin e shëndetësisë

Konsullata e Kosovës në Cyrih mirëpret sipërmarrësen shqiptare Fatlume Sadiku, diskutohet për inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin e shëndetësisë