Goditet rrjeti ndërkombëtar i mashtrimeve me mbi 4 milionë euro dëme, bastisje edhe në një call center në Kosovë

Goditet rrjeti ndërkombëtar i mashtrimeve me mbi 4 milionë euro dëme, bastisje edhe në një call center në Kosovë

Goditet rrjeti ndërkombëtar i mashtrimeve me mbi 4 milionë euro dëme, bastisje edhe në një call center në Kosovë

Një rrjet ndërkombëtar i mashtrimeve me investime online është goditur nga autoritetet në disa shtete, në një operacion të mbështetur nga Eurojust dhe Europol, ku janë arrestuar shtatë persona dhe janë sekuestruar mbi 100 serverë.

Në mesin e vendeve ku është zhvilluar operacioni është edhe Kosova, ku autoritetet kanë bastisur 17 lokacione në përgjithësi, përfshirë një qendër thirrjesh (call center).

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Eurojust-it, të publikuar të martën, më 3 nëntor, të dyshuarit ishin pjesë e një skeme ndërkombëtare mashtrimi, përmes së cilës viktimat joshnin të investonin shuma të mëdha parash në platforma online që dukeshin legjitime.

Humbjet e shkaktuara nga kjo skemë vlerësohen të jenë mbi katër milionë euro.

Mashtruesit u premtonin viktimave fitime të mëdha brenda një kohe të shkurtër, përmes investimeve në kriptovaluta, valuta të huaja dhe aksione.

Fillimisht, viktimat transferonin shuma të vogla parash, ndërsa në platformat përkatëse u shfaqeshin fitime të fryra, me qëllim që të krijohej përshtypja se investimet ishin të suksesshme.

Më pas, personat që paraqiteshin si ndërmjetës investimesh ushtronin presion psikologjik ndaj viktimave për të investuar shuma edhe më të mëdha. Kur ato kërkonin tërheqjen e parave dhe fitimeve, të dyshuarit përdornin taktika të ndryshme për ta vonuar procesin, derisa përfundimisht zhdukeshin me paratë.

Hetimi kishte nisur në vitin 2022, pasi një çift gjerman kishte paraqitur ankesë, duke raportuar se nuk mund t’i tërhiqte paratë e investuara dhe fitimet e paraqitura në platformën online.

Pas më shumë se katër vjetësh hetime, autoritetet identifikuan një kompani me bazë në Qipro dhe Izrael, e cila dyshohet se ofronte shërbime kriminale përmes modelit “crime-as-a-service”. Kjo kompani dyshohet se furnizonte grupe të ndryshme kriminale me ueb-faqe mashtruese, të përdorura për realizimin e skemave të mashtrimit online.

Ndërkohë, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut u identifikuan klientë të dyshuar të kësaj kompanie, të cilët besohet se operonin qendra thirrjesh për mashtrime me investime.

Shtatë personat e arrestuar gjatë operacionit të fundit pritet të dorëzohen ose ekstradohen në Gjermani.

Në aksion janë përfshirë autoritetet e Gjermanisë, Qipros, Finlandës, Shqipërisë, Izraelit, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në Kosovë, operacioni është realizuar nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori i Hetimeve Financiare.

 

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Erblin Osmani në listën e Bayern Munich për duelin ndaj Atletico Madridit

Erblin Osmani në listën e Bayern Munich për duelin ndaj Atletico Madridit

“I paftyrë”; “I vogël jam, por e kam burrninë e madhe” – Përplasje e ashpër mes Adrianit e Akilit

“I paftyrë”; “I vogël jam, por e kam burrninë e madhe” – Përplasje e ashpër mes Adrianit e Akilit

“Gazetare e dobët!”, Nichi nuk kursehet ndaj Anjezës (VIDEO)

“Gazetare e dobët!”, Nichi nuk kursehet ndaj Anjezës (VIDEO)