Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e argjentinases

Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e argjentinases

Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e argjentinases

Nika ishte dënuar më 19 shkurt me 18 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por Gjykata e Apelit e kishte aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe rastin e kishte kthyer në rigjykim.

Në seancën e mbajtur më 28 maj 2025, i akuzuari ishte deklaruar i pafajshëm për veprën që i vihet në barrë.

Sponsor 3M Express

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Nika dyshohet se më 1 gusht 2023, në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje me të dashurën e tij, Maria Clara Urdangaray, e kishte sulmuar atë fizikisht.

Në aktakuzë thuhet se ai fillimisht e kishte goditur vazhdimisht dhe kishte tentuar ta shkelte me veturë në parkingun e hotelit.

Tutje, sipas përshkrimit të Prokurorisë, pasi ishin futur në dhomën e hotelit, i pandehuri kishte vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj viktimës, duke e dërguar në një qoshe të dhomës, ku ajo nuk kishte mundësi të largohej.

“Nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës M. K-U., e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë”, thuhet në aktakuzë.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga rënia, viktima kishte ndërruar jetë në QKUK, pavarësisht trajtimit mjekësor.

Nika ngarkohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.3 të Kodit Penal të Kosovës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen tre të dyshuar

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen tre të dyshuar

Gjendet i shtrirë në rrugë, vdes pasi dërgohet në QKUK

Gjendet i shtrirë në rrugë, vdes pasi dërgohet në QKUK

Taksisti i SCAN Taxi i shmanget kontrollit të policisë në Prishtinë, tentoi të ikë edhe në këmbë- i gjenden mbi gjysmë kilogrami marihuanë

Taksisti i SCAN Taxi i shmanget kontrollit të policisë në Prishtinë, tentoi të ikë edhe në këmbë- i gjenden mbi gjysmë kilogrami marihuanë