Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa zona do të përballen me mungesë të furnizimit me ujë, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në zonën e Banullës dhe Konjuhit.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, ndërprerja e energjisë elektrike nga ana e KOSTT/KEK-ut ka bërë që pompat në Stacionin e Trajtimit të Përpunimit (STP), ku ndodhet një pjesë e sistemit të ujësjellësit, të jenë jashtë funksionit.
Si pasojë, pa furnizim të rregullt me ujë do të mbesin konsumatorët në zonën e QMI-së, Janjevës me rrethinë, si dhe Gadimes me rrethinë.
Kompania ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka informacione lidhur me arsyen e ndërprerjes së energjisë elektrike.
KRU “Prishtina” ka njoftuar se do t’i informojë qytetarët për zhvillimet e reja dhe rikthimin e furnizimit me ujë, sapo të ketë informacione. /Telegrafi/




