Taksisti i SCAN Taxi i shmanget kontrollit të policisë në Prishtinë, tentoi të ikë edhe në këmbë- i gjenden mbi gjysmë kilogrami marihuanë

Një shofer i kompanisë SCAN Taxi ka përfunduar në prangat e Policisë në Prishtinë, pasi fillimisht i është shmangur një pike kontrolli, ndërsa më pas ka tentuar të largohet me vrap kur zyrtarët policorë kanë kërkuar kontrollimin e veturës së tij private.

Sponsor 3M Express

Sinjali raporton me burime se i arrestuari është Gentrit Jashari, 21-vjeçar, i cili është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 8 nëntor, rreth orës 20:20, në rrugën “Ramiz Cernica” në Prishtinë.

Sipas raportimit, zyrtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë kishin vendosur një pikë kontrolli kur drejtuesi i një taksie të kompanisë SCAN Taxi, të markës Dacia, sapo kishte vërejtur Policinë, kishte ndryshuar drejtimin duke hyrë në një rrugë dytësore

Megjithatë, dyshimet e policëve kishin vazhduar dhe ata kishin kërkuar kontrollimin e një veture tjetër, Audi A6 me ngjyrë të zezë, në pronësi të prindit të të dyshuarit, e cila ndodhej e parkuar në hapësirën e kompanisë.

Në momentin kur zyrtarët policorë i kërkuan ta hapte automjetin, 21-vjeçari nisi të vraponte për t’u larguar.

Pas një ndjekjeje prej rreth 300 metrash, ai u ndalua dhe u arrestua, megjithëse sipas informacioneve policore kishte bërë rezistencë gjatë arrestimit.

553 gramë marihuanë në çantën e lënë në ulësen e pasagjerit

Gjatë kontrollimit të Audi-së, Policia gjeti në ulësen e pasagjerit një çantë, brenda së cilës ndodhej një qese me 553 gramë substancë të dyshuar marihuanë.

Substanca është sekuestruar nga krimteknika, ndërsa Policia ka konfiskuar edhe automjetin.

Më pas, hetuesit e Njësisë Antidrogë kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse, por nuk kanë gjetur sende të tjera të dyshimta.

Pas konsultimit me Prokurorinë, ndaj Gentrit Jasharit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Gjendet i shtrirë në rrugë, vdes pasi dërgohet në QKUK

Gjendet i shtrirë në rrugë, vdes pasi dërgohet në QKUK

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen tre të dyshuar

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen tre të dyshuar

Prangosen dy persona në Pejë, fillimisht fyen një grua e më pas kanosën zyrtarët policorë

Prangosen dy persona në Pejë, fillimisht fyen një grua e më pas kanosën zyrtarët policorë