Vazhdon protesta në Tiranë: Me flamuj në duar, të pranishmit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Vazhdon protesta në Tiranë: Me flamuj në duar, të pranishmit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Vazhdon protesta në Tiranë: Me flamuj në duar, të pranishmit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Protestuesit janë mbledhur mesditën e sotme në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të tubimit të paralajmëruar për orën 12:00.

Sponsor 3M Express

Pas grumbullimit në shesh, qytetarët kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të vijojë protesta, raporton Top Channel, transmeton IndeksOnline.

Situata mbetet për t’u monitoruar, ndërsa ende nuk dihet nëse do të ketë tensione apo përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, siç ndodhi gjatë protestës së një dite më parë.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 60 persona kanë marrë trajtim në spital si pasojë e lëndimeve të shkaktuara gjatë protestës së dhunshme të 28 nëntorit.

Pritet të shihet se si do të vijojë tubimi dhe nëse protesta e sotme do të zhvillohet pa incidente.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Ambasadori britanik vlerëson FSK-në: Riafirmon përkushtimin për paqen dhe sigurinë në Kosovë

Ambasadori britanik vlerëson FSK-në: Riafirmon përkushtimin për paqen dhe sigurinë në Kosovë

Shqipëri, protesta vijon edhe në ditën e Çlirimit, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Shqipëri, protesta vijon edhe në ditën e Çlirimit, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Malcolm Armstead te Golden Eagle Ylli?

Malcolm Armstead te Golden Eagle Ylli?