Si të ndërtohet një urë më e fortë ndërmjet universitetit dhe tregut të punës? Kjo ishte në fokus të Konferencës mbi Vlerën e Shtuar të Arsimit Dual në Kosovë, të organizuar nga UNI – Universum International College, në kuadër të projektit evropian DUALKO, të bashkëfinancuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.
Konferenca mblodhi përfaqësues të institucioneve arsimore, institucioneve publike dhe sektorit të industrisë për të diskutuar rëndësinë e një modeli modern të arsimit, që ndërthur njohuritë akademike me përvojën praktike në kompani.

Gjatë diskutimeve u theksua se arsimi dual është një mundësi konkrete për të përgatitur të rinjtë me aftësitë që kërkon tregu i punës, duke rritur punësueshmërinë dhe forcuar bashkëpunimin ndërmjet universiteteve dhe bizneseve.
Si institucion i arsimit të lartë, UNI – Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University (ASU), vazhdon të promovojë inovacionin, standardet ndërkombëtare dhe qasjet bashkëkohore të të nxënit, duke kontribuar në zhvillimin e një arsimi më të orientuar drejt praktikës dhe karrierës.
Përmes konferencës DUALKO, UNI riafirmoi rëndësinë e partneriteteve ndërmjet akademisë dhe industrisë për të krijuar më shumë mundësi për gjeneratat e reja.
Arsim më praktik, aftësi më të forta dhe mundësi më të mëdha për punësim – kjo është e ardhmja drejt së cilës duhet të ecë arsimi në Kosovë.
Apliko tani: UNI – Universum International College
Email: aplikimet@universum-
Viber & WhatsApp: +383 44 144 062
Burimi: Dukagjini




