“Unë di gjithçka”, Trump thotë se SHBA e Kina spiunojnë njëra-tjetrën: Ne spiunojmë më mirë se ata

“Unë di gjithçka”, Trump thotë se SHBA e Kina spiunojnë njëra-tjetrën: Ne spiunojmë më mirë se ata

“Unë di gjithçka”, Trump thotë se SHBA e Kina spiunojnë njëra-tjetrën: Ne spiunojmë më mirë se ata

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar rreth deklarimeve se Kina e spiunon SHBA’në, duke thënë se edhe SHBA’të e spiunojnë Kinën, dhe se, siç ka thënë Trump, amerikanët ‘’spiunojnë më mirë’’ se sa kinezët.

Sponsor 3M Express

‘’Ata thonë: “Oh, ata po na spiunojnë.” Epo, edhe ne i spiunojmë ata. Madje, mendoj se ne spiunojmë më mirë sesa ata.  Nuk mund t’ju tregoj për këtë. Nuk mund t’ju tregoj se çfarë bëjmë. Por, le ta themi kështu: unë di gjithçka. Ne e spiunojmë Kinën, ndërsa ata na spiunojnë ne’’, ka thënë Trump.

I pyetur se nëse do i kërkojë Kinës që të mos spiunojë, Trump tha se s’do ta bëjë një gjë të tillë.

‘’Jo. Le të më kërkojë mua të ndaloj së bëri këtë, dhe nuk e di nëse do ta bëja. E dini, kur thonë se Kina po na spiunon, unë them: Keni të drejtë. Por edhe ne i spiunojmë ata, e dini. Edhe ne i spiunojmë ata’’, ka deklaruar Trump.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tre shqiptarë arrestohen në Itali, policia u gjen mbi 2.9 kilogramë kokainë dhe një pistoletë të vjedhur

Tre shqiptarë arrestohen në Itali, policia u gjen mbi 2.9 kilogramë kokainë dhe një pistoletë të vjedhur

“Na ke krahasuar me regjim serb”, studentët përballen me rektorin e UP-së

“Na ke krahasuar me regjim serb”, studentët përballen me rektorin e UP-së

Shefi i NATO-s minimizon frikën për një “Jaltë 2.0” pas samitit Trump-Putin-Xi

Shefi i NATO-s minimizon frikën për një “Jaltë 2.0” pas samitit Trump-Putin-Xi