Ukrainasit morën njoftime të rreme për kërcënime bërthamore dhe kimike pas një “sulmi kibernetik”

Ukrainasit morën njoftime të rreme për kërcënime bërthamore dhe kimike pas një “sulmi kibernetik”

Ukrainasit morën njoftime të rreme për kërcënime bërthamore dhe kimike pas një “sulmi kibernetik”

Sipas Forcave Ajrore, aplikacioni që paralajmëron ukrainasit për rreziqe të ndryshme u godit nga një sulm kibernetik.

Sponsor 3M Express

Siç edhe ishte raportuar më herët, për një periudhë të shkurtër, aplikacioni shfaqi gabimisht paralajmërime për kërcënime bërthamore dhe kimike në Kiev dhe rajone të tjera.

Gjithashtu, u raportua për mundësinë e luftimeve në rrugë.

Për më tepër, pati pretendime të rreme se ishte përdorur raketa hipersonike ruse “Oreshnik”.

Në një deklaratë të publikuar në Telegram gjatë natës, Forcat Ajrore të Ukrainës shkruan: “Aplikacioni i alarmit duket se ka rënë nën ndikimin e armikut.

“Nuk ka asnjë kërcënim nga rrezatimi! Ruani qetësinë dhe ndiqni njoftimet tona në kanalin tonë!”.

Më vonë, njoftimet u hoqën.

Ministria e Transformimit Dixhital të Ukrainës konfirmoi se aplikacioni nuk funksionoi përkohësisht.

Megjithatë, zyrtarët theksuan se sistemet e tjera të paralajmërimit publik mbetën funksionale, përfshirë sirenat e sulmeve ajrore.

Rusia nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këtë sulm kibernetik. /Telegrafi/

Lexo edhe

Asgjëson  21,226 kilogramë produkte mishi, vazhdon gjurmueshmëria

Asgjëson 21,226 kilogramë produkte mishi, vazhdon gjurmueshmëria

Shkrirja e akullit polar përshpejtohet, shkencëtarët paralajmërojnë pasoja afatgjata për Tokën

Shkrirja e akullit polar përshpejtohet, shkencëtarët paralajmërojnë pasoja afatgjata për Tokën

Ishte pranë kalimit te Real Madridi, ylli i Interit i nis negociatat me Barcelonën

Ishte pranë kalimit te Real Madridi, ylli i Interit i nis negociatat me Barcelonën