Një person i dënuar për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik ka përfunduar në duart e Policisë në Junik.

Pas veprimeve operative, zyrtarët policorë kanë arritur ta arrestojnë në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Pejë, për ekzekutimin e dënimit prej një viti burgim.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Albian Shehun, rreth 44 vjeç.
Arrestimi është realizuar të premten, më 20 nëntor, rreth orës 09:20, në Junik.
Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, ndaj Shehut ekzistonte një urdhëresë gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burgim në kohëzgjatje prej një viti, të shqiptuar për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Pas lokalizimit dhe arrestimit, zyrtarët policorë kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë.
Burimi: Insajderi





