U dënua me një vit burg për keqpërdorim e mashtrim në prokurim publik – ky është 44-vjeçari që u arrestua në Junik

Një person i dënuar për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik ka përfunduar në duart e Policisë në Junik.

Sponsor 3M Express

Pas veprimeve operative, zyrtarët policorë kanë arritur ta arrestojnë në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Pejë, për ekzekutimin e dënimit prej një viti burgim.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Albian Shehun, rreth 44 vjeç.

Arrestimi është realizuar të premten, më 20 nëntor, rreth orës 09:20, në Junik.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, ndaj Shehut ekzistonte një urdhëresë gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burgim në kohëzgjatje prej një viti, të shqiptuar për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Pas lokalizimit dhe arrestimit, zyrtarët policorë kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Skandali me 27 tonë mish derri nga Brazili, shkarkohen katër inspektorë të AKU-së në Shqipëri

Ali Ahmeti: Maqedonia mund të jetojë dhe mbijetojë me bashkëjetesë të qëndrueshme mes dy kombeve më të mëdha, maqedonasve dhe shqiptarëve

A e rrit mjalti sheqerin në gjak? Endokrinologia Ariana Shaqiri sqaron çfarë duhet të dinë personat me diabet