Një person i dënuar për vjedhje është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit ka rezultuar se ndaj tij ekzistonte një urdhërarrest aktiv për vuajtjen e dënimit me burgim, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, i arrestuari është Almir Vokshi, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhëresë gjyqësore për ekzekutimin e dënimit prej shtatë muajsh burgim.
Arrestimi është realizuar të shtunën, më 21 nëntor, rreth orës 14:50, kur një patrullë policore e ka ndaluar Vokshin dhe ka verifikuar të dhënat e tij.
Gjatë verifikimit është konstatuar se ai kërkohej nga organet e drejtësisë për vuajtjen e dënimit të shqiptuar për veprën penale “Vjedhja”.
Pas arrestimit, Vokshi është shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë, ku janë kryer procedurat për zbatimin e urdhëresës gjyqësore.
Më pas, ai është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit prej shtatë muajsh burgim.
Nga informacionet e siguruara nuk bëhen të ditura rrethanat e vjedhjes për të cilën është dënuar.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





