Gjykata ka liruar sot tetë të mitur, të cilët u arrestuan në protestë.

Sipas gazetares së Top Channel ata janë lënë të lirë, ndërsa gjykata e ka cilësuar arrestimin e tyre të paligjshëm.
Gjatë ditëve të tubimit policia ka kryer disa arrestime të protestuesve, ndërsa gjykata, nga masat e dhëna deri tani, i ka liruar ata me masës ‘detyrim paraqitje’ ose ‘arrest shtëpie’, ndërsa vetëm për një person është caktuar ‘arrest me burg’. /Tch/




