Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur të mërkurën në Shenzhen të Kinës, ku pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe atë rus, Vladimir Putin.

Takimi mes tre liderëve shihet si i paprecedentë dhe zhvillohet në kuadër të samitit të udhëheqësve të Azi-Paqësorit, të organizuar nga Kina.
Para mbërritjes së Trumpit, Xi Jinping priti të martën presidentin rus, Vladimir Putin, të cilin e cilësoi si një “mik të vjetër”.
Në fokus të diskutimeve pritet të jenë lufta në Ukrainë, furnizimet me energji, si dhe marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, Xi Jinping po përpiqet të ruajë një ekuilibër diplomatik mes dy fuqive, në një kohë tensionesh dhe interesash të ndërlikuara ndërkombëtare.
Trumpi udhëtoi drejt Kinës nga Filipinet, ku kishte marrë pjesë në një tjetër samit. Gjatë qëndrimit atje, ai zhvilloi takime me kryeministrin indian, Narendra Modi, kryeministrin australian, Anthony Albanese, dhe kryeministren japoneze, Sanae Takaichi.
Pas këtyre takimeve, Trumpi deklaroi se një marrëveshje tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Filipineve ishte “përmbyllur”, por nuk dha detaje të mëtejshme rreth përmbajtjes së saj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





