Trump, Xi dhe Putin publikojnë deklaratë të përbashkët me katër pika pas samitit historik

Trump, Xi dhe Putin publikojnë deklaratë të përbashkët me katër pika pas samitit historik

Trump, Xi dhe Putin publikojnë deklaratë të përbashkët me katër pika pas samitit historik

Presidenti amerikan, Donald Trump, lideri kinez, Xi Jinping, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë publikuar një deklaratë të përbashkët me katër pika pas samitit të tyre trepalësh.

Sponsor 3M Express

Në deklaratë, tri fuqitë zotohen të mbështesin reformimin e Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që organizata të jetë më efektive në përballjen me sfidat globale dhe në përmbushjen e misionit të saj themelor për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Liderët janë pajtuar gjithashtu për rritjen e prodhimit dhe furnizimit me produkte të rafinuara të naftës, “në të mirë të të gjitha kombeve”, duke riafirmuar rëndësinë e qëndrueshmërisë së furnizimeve me energji. Ky zotim vjen pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare ndaj shitjes së naftës ruse.

Një tjetër pikë e deklaratës thekson rëndësinë e respektimit të sovranitetit shtetëror dhe imunitetit të zyrtarëve shtetërorë. Në këtë kuadër, tre liderët u shprehën se Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) dhe institucionet e ngjashme nuk duhet të keqpërdorin juridiksionin e tyre.

GJPN-ja ka lëshuar një urdhërarrest për Putinin, nën dyshimet për përgjegjësi në krime lufte gjatë agresionit rus në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Në pikën e fundit, liderët riafirmuan se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet. Ata u zotuan të angazhohen në dialog për uljen e rreziqeve bërthamore dhe parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore.

Kjo çështje ishte theksuar edhe nga Trumpi në fjalën hyrëse dhe në deklaratat e tij para samitit, kur kishte bërë thirrje për çarmatim bërthamor.

Deklarata e përbashkët me katër pika:

1. Reformimi i OKB-së: Si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kina, Rusia dhe SHBA-ja zotohen të promovojnë reformimin e organizatës, në mënyrë që ajo t’u përgjigjet më efektivisht sfidave globale dhe të përmbushë misionin e saj për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

2. Furnizimet me energji: Tri vendet synojnë të rrisin prodhimin dhe furnizimin me produkte të rafinuara të naftës, në të mirë të të gjitha kombeve, duke riafirmuar rëndësinë e rrjedhave të qëndrueshme të energjisë.

3. Imuniteti i zyrtarëve shtetërorë: Tre krerët e shteteve theksuan rëndësinë e parimit të pëlqimit shtetëror dhe respektimit të imunitetit të zyrtarëve shtetërorë. Ata u pajtuan se GJPN-ja dhe institucionet e ngjashme nuk duhet të keqpërdorin juridiksionin e tyre.

4. Armët bërthamore: Tre liderët riafirmuan se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet. Vendet e tyre do të angazhohen në dialog për uljen e rreziqeve bërthamore dhe parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë