Të dy presidentët janë përshëndetur me shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje, ndërsa para gazetarëve Trump ka shprehur optimizëm për rezultatet e takimit.
“Presim me padurim takimin tonë”, ka deklaruar Trump, duke theksuar se ai dhe Putini kanë pasur marrëdhënie të mira për shumë vite.

Ai ka thënë se nga ky takim mund të dalin zhvillime të rëndësishme.
“Mendoj se shumë gjëra të mrekullueshme mund të dalin nga kjo, ose të paktën të fillojnë”, ka deklaruar presidenti amerikan.
Takimi mes Trumpit dhe Putinit zhvillohet në një kohë kur çështjet ndërkombëtare dhe raportet mes fuqive të mëdha mbeten në qendër të vëmendjes.
Burimi: RTKLive





